Samsung Galaxy Z Flip5, Galaxy Z Fold5, seritë Galaxy Watch6 dhe Galaxy Tab S9 mbërrijnë në Kosovë!

11 gusht 2023 | 12:22

Gjenerata e re e telefonave të palosshëm, orëve inteligjente dhe tabletëve Samsung ofrojnë përvoja unike

Samsung Electronics ka njoftuar ardhjen e pajisjeve më të fundit, të prezantuara së fundmi në tregun kosovar. Adhuruesit e teknologjisë në të gjithë Kosovën tani kanë mundësinë të eksplorojnë mundësitë inovative që sjellin seritë Samsung Galaxy Z Flip5, Galaxy Z Fold5, seritë Galaxy Watch6 dhe Galaxy Tab S9.

“Reagimet e para të përdoruesve ndaj pajisjeve të reja Galaxy kanë qenë të jashtëzakonshme, siç dëshmohet nga ata gjatë periudhës së porosive paraprake. Me seritë Galaxy Z Flip5, Z Fold5, Watch6 dhe Tab S9, ne synojmë të ofrojmë teknologjinë më të fundit dhe më të mirën në secilën kategori dhe t’u ofrojmë konsumatorëve tanë përvoja unike  dhe emocionuese që përshtaten me stile të ndryshme jetese. Jemi veçanërisht të kënaqur që vizioni ynë po funksionon kaq mirë me konsumatorët anembanë botës”, tha TM Roh, President dhe Shef i Biznesit MX (Mobile Experience), Samsung Electronics.

Shprehni veten me pajisjet e palosshme

Galaxy Z Flip5 sjell një dimension të ri të telefonave inteligjentë me një dizajn revolucionar të palosshëm, ku ekrani i tij i jashtëm i pajisjes vjen me përmasa më të madha, duke ofruar më shumë për përdoruesin. Falë trupit të tij jashtëzakonisht të hollë dhe kompakt, Galaxy Z Flip5 përshtatet lehtësisht në çdo xhep, ndërsa ofron një ekran të gjerë kur është i hapur dhe vjen në katër ngjyra të frymëzuara nga natyra. Opsioni i tij FlexCam ju lejon të krijoni kujtime kreative nga kënde të ndryshme pa përdorur duart tuaja, ndërsa me ndihmën e stabilizimit Super Steady të kamerës, është e mundur të bëni foto të qarta edhe nëse jeni në lëvizje.

Fleksibilitet në të gjitha drejtimet

Galaxy Z Fold5 është një pajisje e gjithanshme që kombinon një smartphone kompakt dhe një tabletë të gjerë në një pajisje. Kjo pajisje i lejon përdoruesit të përdorin disa aplikacione njëkohësisht, duke krijuar një përvojë tepër produktive. Galaxy Z Fold5 ndryshon rregullat e lojës në botën e teknologjisë celulare sepse bashkimi i tij fleksibël i qëndrueshëm i lejon përdoruesit ta shpërndajnë plotësisht ose në këndin ideal që i përshtatet më mirë përdoruesit në një moment të caktuar, nëse është duke parë një film, duke luajtur një lojë, duke bërë foton perfekte ose një video takim, me një ekran 7,6 inç dhe ndriçim të përmirësuar deri në 1750 nits, ose deri në 30 përqind.

Opsione të shumta në një ekran më të madh

Seria Galaxy Watch6 ofron risitë më të fundit në botën e teknologjisë, me një ekran 20% më të madh që tani mund të shfaqë më shumë tekst dhe një tastierë më të madhe. Me një dizajn elegant dhe një gamë të pasur funksionesh, këto orë inteligjente bëhen një pjesë e domosdoshme e jetës së përditshme. Ato ofrojnë një analizë të detajuar të faktorëve të performancës së gjumit që gjurmojnë kohën e gjumit të përdoruesit, ciklin e gjumit dhe rikuperimin fizik, ndërsa këshillat e gjumit ndihmojnë në përmirësimin e zakoneve të gjumit. Duke monitoruar shëndetin, duke njoftuar përdoruesit për njoftime të rëndësishme dhe duke ofruar përmbajtje të personalizuar, seria Galaxy Watch6 ofron gjithçka që një përdorues I kohëve të sotme mund të dëshirojë.

Zëvendësimi ideal i laptopit

Seria Galaxy Tab S9 sjell produktivitet dhe argëtim të fuqishëm në duart e përdoruesve. Me një ekran me cilësi të lartë, performancë të fuqishme dhe i pajisur me S Pen, kjo seri i lejon përdoruesit të krijojnë, eksplorojnë dhe arrijnë qëllimet e tyre më lehtë se kurr më parë edhe nëse janë në lëvizje. Seritë Galaxy Tab S9 janë të disponueshme në tre madhësi dhe dy ngjyra të ndryshme. Gjithashtu,  të tre modelet kanë një ekran Dynamic AMOLED 2X, i cili paraqet ngjyra dhe pamje mahnitëse. Vision Booster i lejon përdoruesit të përdorin tabletin edhe në zona me ndriçim të fortë, falë një algoritmi inteligjent që përshtatet me rrezet e diellit.

Samsung Electronics Austria GmbH nuk kontrollon ose ndikon në çmimet që partnerët e tij të shitjes vendosin. Partnerët e shitjeve të Samsung marrin vendimet e tyre, individuale dhe të pavarura për çmimet. ”

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një 39-vjeçar është gjetur i pajetë në orët e para…