Sanchez: Kartoni i kuq ishte i padrejtë

29 shtator 2019 | 12:04

Alexis Sanchez sigurisht që kishte shpresuar të festonte golin e parë me fanellën e Interit në një mënyrë tjetër, dhe jo me kartonin e kuq në “Marasi” përballë Sampdorias.

Nëpërmjet një postimi në “Instagram”, kiliani shprehet i mërzitur që u ndëshkua me karton të kuq, teksa e quan të padrejtë. “I gëzuar për fitoren, për paraqitjen e skuadrës dhe për golin e parë, por përjashtimi me të kuq ishte i padrejtë, për mendimin tim. Tani le të shohim për ndeshjen e radhës”, ka shkruar Sanchez.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në Kalanë e Novobërdës janë ndalur punimet për rivitalizimin e…