Sandro nuk largohet nga Juventusi

16 gusht 2018 | 12:25

Alex Sandro pritet të qëndrojë te Juventusi. Pas interesimit të vazhdueshëm gjatë kësaj merkatoje, nga ana e Paris Saint Germainit, vetë francezët i ofruan “Zonjës së Vjetër” 60 milionë euro për kartonin e lojtarit.

Por, kjo ofertë u refuzua menjëherë nga skuadra italiane, e cila e konsideron brazilianin lojtar kyç për të ardhmen.

Madje, meqenëse kontrata i skadon në vitin 2020, drejtuesit bardhezinj duan t’i rinovojnë kontratën mbrojtësit të majtë, me agjentët e këtij të fundit të cilët kërkojnë një rrogë prej 4.5 milionë eurosh në sezon.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zgjidhja e nyjës në mes të Kosovës dhe Serbisë, përveç…