Sane për gabimet në mbrojtje: Duhet t’i japim fund

21 shtator 2023 | 12:06

Leroy Sane ishte lojtari i ndeshjes në sfidën e Ligës së Kampionëve mes Bayern Munchen dhe Manchester United.

Futbollisti gjerman kja thënë se të gjithë janë të lumtur për fitoren e arritur, po atij nuk i kanë pëlqyer aspak gabimet që rezultuan me pranimin e tri golave.

“Jemi të lumtur për këtë fitore në sfidën e parë të Ligës së Kampionëve. Ishte një lojë e fortë, ishim mirë përpara, por duhet të ndalojmë së bëri kaq shumë gabime. Ishte pa diskutim një sfidë spektakolare për tifozët, por jo për ne, duhet të jemi më të qetë dhe më të saktë në kundërsulm”, ka thënë Sane.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës po diskutohet…