Santosi emërohet trajner i Polonisë

24 janar 2023 | 15:17

Fernando Santos është trajneri i ri i kombëtares së Polonisë. Emërimi i tij u bë i ditur nga kreu i federatës polake të futbollit. Santos është ish-trajneri i Portugalisë.

Trajneri 68-vjeçar luzitan do të drejtojë një ekip me në krye të skuadrës Robert Lewandowskin. Santos është trajneri i tretë i Polonisë i cili ka lindur jashtë vendit, pasi me herë ishin edhe holandezi Leo Beenhakker dhe portugezi Paulo Sousa. Detyra e tij është të përmirësojë rekordin zhgënjyes të Polonisë në turnetë e fundit të mëdhenj.

Polonia nuk e rinovoi kontratën e trajnerit Michneiewicz pasi arriti në fazën eliminatore të Kupës së Botës për herë të parë në 36 vjet.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka kërkuar nga qeveria Kurti…