Santosi përforcon Prishtinën

02 korrik 2022 | 09:16

Futbollisti i radhës që ka nënshkruar kontratë me FC Prishtinën është sulmuesi nga Brazili, Marclei Cesar Chaves Santos.

Ky i fundit tashmë është bashkuar me skuadrën kryeqytetase duke nënshkruar kontratë 1-vjeçare me mundësi vazhdimi edhe për një vit tjetër.

Santos ka përvojë në futbollin e Kosovës.  33-vjeçari ishte pjesë e Ulpianës edicionin e kaluar ku në 20 paraqitje kishte shënuar gjashtë gola dhe kishte dhuruar tre asistime.

Santos ka luajtur në Kosovë edhe për Arbërinë e Dobrajës dhe Feronikelin.

Santos  Votoraty, Santa Helena, Sagrada Esperança, Vitoria , Boa, Sergipe, Mixto, CEOV, Anapolis, Uniao Rondonopolis, River, Inhumas, Jacuipense, Bahia de Feira, Mitra Kukar, Chonburi, Ho Chi Minh City, Al-Salmiya dhe Bahia de Feira janë skuadrat në të cilat është aktivizuar në parë sulmuesi qëndror para se të vijë në Kosovë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Agjencia e lajmeve ‘Reuters’ i ka kushtuar një artikull faktit…