Sarah dhe Einxhel bashkëpunim me partnerët? Dj PM: Nuk kam ndjenja të përshkruaj sa keq…

24 maj 11:34

Që kur u bënë pjesë e “Big Brother VIP” Dj Dagz dhe Dj PM janë bërë edhe më të njohur për publikun shqiptar. Mëngjesin e sotëm ata ishin të ftuar në “Wake Up” në Top Channel, ku zbuluan për projektin më të ri muzikor si dhe për jetën personale.

Në një moment gjatë intervistës në lidhje të drejtpërdrejtë hyri edhe moderatorja e njohur, Einxhel Shkira, për të surprizuar partnerin e saj.

Aty e ngacmoi modertorja e programit, Ori Nebijaj, e cila e pyeti nëse kishte menduar ndonjë bashkëpunim me Sarah Berishën, duke qenë se partnerët e tyre janë miq dhe bashkëpunëtorë.

Pjesë nga intervista:

Ori: Keni bërë ndonjë plan me Sarah pse jo të bëni një bashkëpunim të katërt?

Einxhel: Çfarë bashkëpunimi, për ndonjë foto?

Dj PM: Me shkuar në kinema me pa ndonjë film a për pushim diku. Se për muzikë, Sarah, o Zot

Ori: Gocat mund të dalin thjesht në videoklip.

Einxhel: Nuk kemi zë as unë e as ajo

PM: Nuk kam ndjenja të përshkruaj sa keq këndojë kjo dhe Sarah. Nuk përshkruhet. Unë edhe Einxhel kemi pasur një provë bashkë dhe kemi fituar

Einxhel: Pikërisht, kemi fituar nuk ke gojë të më shash zërin.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Përveç këngëve te saja, këngëtarja me origjinë shqiptare, Dua Lipa…