Sarrazin: Ka rilindje të Procesit të Berlinit, Kosova trajtohet e barabartë me shtetet tjera

02 nëntor 2022 | 18:33

I dërguari special i Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin, vlerëson se nesër është një ditë e madhe për vendet e rajonit, pasi, sipas tij, ka një ringjallje të Procesit të Berlinit, me takimin që do të ndodhë mes krerëve të shteteve ballkanike dhe kancelarit gjerman, Olaf Scholz.

Sarrazin, në Info Magazine në Klan Kosova, deklaroi se Kosova në Procesin e Berlinit trajtohet e barabartë me të gjitha shtetet tjera të Ballkanit Perëndimor.

“Procesi i Berlinit e trajton në mënyrë të barabartë edhe Kosovën me të gjashtë shtetet tjera”.

“(Ish-kancelarja, Angela) Merkel e ka iniciuar Procesin e Berlinit dhe disa njerëz e kanë njohur këtë proces si 1.0. Tash është 2.0. Procesi i Berlinit është një arritje e madhe dhe ka bërë mjaftueshëm. Por, tani është një rilindje për shkak të koalicionit të ri dhe kancelarit të ri që po thotë se qëndron prapa këtyre temave”, tha Sarrazin.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Besarta Shabani B.I shpalle te pavlefshme certifikaten e biznesit me…