Sarrazin për planin evropian: Sinjal i fortë për Kosovën dhe Serbinë

27 shkurt 2023 | 11:09

I dërguari special i Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin, ka thënë se e sheh në planin e paraqitur një shans për Kosovën dhe Serbinë.

“Propozimi evropian që bazohet në iniciativën gjermane dhe franceze është në gjendje të zgjidhë një pjesë të madhe të problemeve mes dy vendeve. Ai do të hapë rrugën për integrimin rajonal në BE”, ka thënë Sarrazin.

Sipas tij, pranimi i këtij plani është një hap thelbësor për të dyja vendet në drejtim të BE.

Tani është mundësia që të dyja palët të tregojnë fleksibilitet dhe të pranojnë propozimet e paraqitura.

Ky do të ishte edhe një sinjal i rëndësishëm pozitiv për të gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor në një situatë kritike ndërkombëtare, ka thënë Sarrazin në bisedë me “DW”.

Pranimi i planit nuk do të zgjidhë të gjitha problemet, beson Sarrazin, por ai do të “hapte një shteg pozitiv”, që më në fund për Serbinë dhe Kosovën t’ia vlejë konstruktiviteti.

Po ashtu, ky plan do të thjeshtonte shumë çështje të bashkëpunimit rajonal dhe ekonomik.

“Do të ofroheshin shumë mundësi, që të zbatohen pikat që i kemi arritur në Procesin e Berlinit dhe të shkohet përtej kësaj”, ka thënë ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sabiani ka treguar me reagimet e tij se është kundër…