Sarri: Më pëlqen shumë Pogba

20 korrik 21:31

Trajneri i ri i Juventusit, Maurizio Sarri, ka thënë se është fans i Paul Pogbas së Manchester Unitedit, duke rritur edhe më shumë spekulimet për një rikthim të mundshëm të francezit.

Vetë futbollisti por edhe agjenti i tij, kanë thënë së fundit që futbollisti dëshiron një sfidë të re jashtë Anglisë, por me çmimin e lartë të vënë nga klubi, për Pogban po interesohen vetëm Juve dhe Real Madridi.

“Më pëlqen shumë ai lojtar, por nuk e di situatën rreth tij. Unë nuk jam drejtori i skuadrës”, u ka thënë Sarri gazetarëve që e kanë pyetur atë.

Sarri po udhëheq Juventusin në fazën përgatitore në Singapor, derisa të dielën do të zhvillojë ndeshjen e parë kontrolluese të sezonit kundër Tottenhamit.

Pogba kishte kaluar nga Juventusi te Manchesteri në vitin 2016 për atëkohë shumën rekorde prej 100 milionë eurosh. Mirëpo, francezi asnjëherë nuk ka arritur të tregojë cilësitë e tij të vërteta, siç bënte te Juve apo te kombëtarja e Francës, me të cilën është shpallur kampione vitin e kaluar.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
7:0 nuk doli të jetë e mjaftueshme për Kombëtaren tonë…