SBAShK-u mbështet Programin Nacional për Rininë

06 dhjetor 2018 | 14:33

Koordinatori Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport, Rexhep Hoti, ka pritur në takim kryetarin e Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës, Rrahman Jasharaj, si dhe menaxherin e financave, Ymer Ymerin.

Hoti ka shpalosur para përfaqësuesve të SBAShK-ut, Programin Nacional për Rininë.

“Qeveria e Kosovës për herë të parë ka aprovuar një program të tillë në nivel shtetëror që u jep mundësinë për pjesëmarrje në garë të gjithë nxënësve dhe studentëve pa dallim”, ka theksuar Hoti.

“Është një sistem që përveç nxënësve dhe studentëve do t’i ndihmojë edhe mësimdhënësit, prindërit, shoqërinë civile dhe institucionet tjera arsimore e qeveritare”.

“Ky program do ta kthejë gjallërinë dhe entuziazmin e nxënësve nëpër shkolla dhe unë jam shumë i bindur se do të ndikojë edhe në parandalimin e shpërnguljeve të të rinjve nga Kosova”, ka thënë Hoti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, ka bërë me dije se…