SBAShK-u: Në mbi 98 për qind të institucioneve arsimore u mbajt greva dyorëshe

13 dhjetor 2019 | 13:55

Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës e Kosovës (SBAShK) ka bërë me dije përmes një njoftimi për media se në shumicën absolute, gjegjësisht në mbi 98 për qind të institucioneve arsimore u mbajt greva dyorëshe

“Nga raportet shihet se nga 1 116 institucione arsimore parauniversitare, gjegjësisht nga 784 shkolla amë dhe 332 paralele të ndara në grevë ishin 1101, ndërsa pjesërisht apo plotësisht në grevë nuk kanë marrë pjesë vetëm 15 sosh. Bazuar nga raportet që vijnë në selinë e SBAShK-ut nga kryetarët e nivelit komunal sindikal shihet se shumica absolute e institucioneve arsimore kanë respektuar vendimin e Këshillit Drejtues të SBAShK-ut për grevën paralajmëruese dyorëshe. Nga raportet shihet se nga 1116 institucione arsimore, gjegjësisht nga 784 shkolla amë dhe 332 paralele të ndara në grevë ishin 1101, ndërsa pjesërisht apo plotësisht në grevë nuk kanë marrë pjesë vetëm 15 sosh”, është thënë në njoftimin e SBAShK-ut.

Sipas këtij njoftimi, Këshilli Grevist qendror bashkë me Këshillat greviste komunale është në përcjellje të situatës dhe nëse merren informacione shtesë se edhe ndonjë institucion arsimor kudo në Kosovë nuk ka respektuar vendimin e Këshillit Drejtues do ta informojnë opinionin.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, me rastin e njëvjetorit ë…