SBAShK-u nuk tërhiqet nga greva

25 janar 2019 | 16:14

Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBAShK) ka njoftuar se raportet e arritura nga Këshilli Qendror Grevist, komunal dhe universitetet, tregojnë se edhe në ditën e dhjetë të punësuarit në tërë sektorin e arsimit të Kosovës ishin në grevën e tyre.

Sipas SBAShK-ut, greva do të vazhdojë deri në realizimin e kërkesave për ndryshim të koeficienteve në tërë sektorin e arsimit.

“Sot ministri Bytyqi ka ftuar në një takim përfaqësuesit e SBAShK-ut, për të debatuar për gjendjen aktuale në sistemin arsimor, ai është deklaruar se do të angazhohet që në të ardhmen koeficientet të ngritën, pasi të jetë bërë performanca dhe gradimi i punëtorëve të arsimit, por nuk ka dhënë ndonjë zgjidhje për koeficientet aktual të cilët mbeten shumë të ulët në sektorin e arsimit, ku për këtë propozim është biseduar me kryetarët komunal të Sindikatave por edhe me anëtaret e Këshillit Drejtues të SBAShK-ut të cilët me këmbëngulësi kërkojnë që koeficienti aktual të rritet sipas kërkesave, dhe aq më tepër duke pasur parasysh që koeficientet edhe nëse mbeten deri në 10 është përsëri koeficienti i arsimit në fund të tabelës”, është bërë me dije në njoftimin e SBAShK-ut.

Kryetari i SBAShK-ut, Rrahman Jasharaj, është shprehur se është momenti i fundit që duhet bërë zgjidhje për ngritjen së paku të 30 për qind të koeficienteve për tërë sektorin e arsimit, nga çerdhet deri në universitete në Projektligjin e pagave.

Sipas tij, pasi të bëhet kjo zgjidhje, atëherë mund të flitet se çfarë do të bëhet në sistemin arsimor në të ardhmen.

/Epoka e re/

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, ka përshëndetur ratifikimin e marrëveshjes…