SBAShK-u përsërit kërkesën: Duam vaksinim për mësimdhënësit

16 prill 2021 | 11:39

Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBAShK) e ka mirëpritur lajmin që nxënësit e nivelit para universitar dhe atij të mesëm nga e hëna do të kthehen në objektet shkollore.

Kryetari i SBAShK-ut, Rrahman Jasharaj, ka thënë se i gëzon fakti që nxënësit do të kthehen në shkolla nga 19 prilli, teksa ka shtuar se mësimdhënësit e preferojnë mësimin në shkolla.

“E kemi pritur mirë këtë lajme ngase edhe që nga fillimi mësimdhënësit e Kosovës janë deklaruar se shumë më tepër e preferojnë mësimin në institucione arsimore nga vetë fakti se edhe prindërit edhe qytetarët e Kosovës janë shprehur se mësimi në shkolla është më i lehtë për tu bërë edhe statistikat e MASh-it tregojnë se një numër i madh i tyre nuk ka mundur të kyçet dhe jo me fajin e tyre, por në mungesë të kushteve dhe pajisjeve teknologjike”, ka thënë ai në një intervistë për “Ekonomia Online”.

Në këtë kontekst, ai ka kërkuar nga institucionet përgjegjëse që t’i sigurojnë vaksinat anti-Covid për mësimdhënësit. Ai ka thënë se këtë kërkesë ia ka parashtruar edhe ministrit të Shëndetësisë, Arben Vitia.

“…momenti i kthimit në shkolla është edhe një dëshmi e përkushtimit të punëtorëve të arsimit, por besoj se edhe institucionet edhe shteti duhet t’i përgjigjet në të njëjtën mënyrë dhe shteti i Kosovës duhet të bëjë çmos që të gjejë miq ndërkombëtarë që të sigurojnë sa më shumë vaksina në mënyrë që kërkesa jonë ngase në këtë mënyrë do të jemi më të sigurt”, ka thënë Jasharaj, duke shtuar se janë bërë të gjitha përgatitjet në objektet shkollore, duke filluar nga dezinfektimi.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mjekët e Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) në Podujevë,…