SBASHK-u shpall grevë njëditëshe më 12 mars në të gjitha institucionet arsimore

08 mars 2018 | 10:47

Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës e Kosovës (SBASHK) ka njoftuar se më 12 mars do të mbahet grevë njëditëshe në të gjitha institucionet arsimore.

Greva do të fillojë në orën 9:00 dhe do të vazhdojë deri në orën 12:00 të ditës së hënë, 12 mars 2018.

“Urojmë që ky veprim i radhës, gjegjësisht greva njëditore e 12 marsit të ndikojë në reflektimin pozitiv e konkret të Ministrisë së Financave, në të kundërtën pa dëshirën tonë më 13 prill do të jemi të shtyrë duke respektuar Rezolutën e Kongresit 7 të SBASHK-ut lidhur me veprimet sindikale të nisim grevën e përgjithshme në kohë të pacaktuar, gjegjësisht deri në realizimin e plotë të kërkesave tona”, është thënë në njoftimin e SBASHK-ut.

SBASHK-u ka bërë me dije se nuk ka pushuar se angazhuari që përmes dialogut me Qeverinë të arrihet plotësimi i kërkesave të tyre dhe që Ligji mbi statusin e punëtorëve të arsimit shqip të Republikës së Kosovës për vitet e ‘90-ta të marrë dritën e gjelbër dhe të shkojë në Kuvend.

“Kryeministri Haradinaj dhe ministri Bytyqi kanë shtuar angazhimet që kjo çështje të zgjidhet, por sipas informacioneve tona është ministri Bedri Hamza dhe Ministria e Financave që pengojnë, pa as edhe një arsye të qëndrueshme, realizimin e kësaj kërkese madhore dhe prandaj duke u bazuar në Rezolutën e Kongresit 7 të lidhur me veprimet sindikale, SBASHK-u shpall grevë njëditëshe më 12 mars në të gjitha institucionet arsimore, gjegjësisht në shkollat fillore e të mesme dhe universitet, duke përjashtuar çerdhet”, është theksuar në njoftimin e SBASHK-ut.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut…