SBAShK-u thotë se nuk ka kërkuar nga presidenti mosdekretimin e Ligjit të pagave

11 shkurt 2019 | 14:38

Sindikata e Bashkuar e Arsimit dhe Shkencës (SBAShK), ka hedhur poshtë raportimit në disa medie se kjo sindikatë ka bërë kërkesë në Presidencë për mosdekretimin e Ligjit për Paga nga presidenti Hashim Thaçi.

“Nëse presidenti i Kosovës nuk e dekreton Ligjin e pagave, SBAShK-u nuk do të jetë kundër, pasi që edhe gjatë grevës një prej opsioneve të SBAShK-ut ishte edhe tërheqja e Projektligjit të pagave dhe kthimi i tij në Qeveri, ashtu që do të ulen institucionet, sindikatat dhe punëtorët dhe do ta bëjnë një Ligje të ri të pagave ku mësimdhënësit do t’i rangonte në vend meritor dhe do të ishte një ligj i pagave i pranueshëm nga të gjithë sektorët publikë”.

“Mësimdhënësit e arsimit fillor janë të pakënaqur me koeficientin e tyre në Ligjin e pagave pasi ata kanë koeficientin për 0.15 më të vogël se arsimi i mesëm i ulët por ata nëse donë të shkojnë përmes SBAShK-ut duhet t’i drejtohen së pari kryetarit sindikal të shoqatës, Kryetarit të sindikatës së arsimit fillorë të Kosovës e deri në Kryesinë e SBAShK-ut për gjetjen e një zgjidhje më të mirë të mundshme edhe për nivelin fillor. Nëse mësimdhënësit e arsimit fillor bëjnë kërkesë për mos dekretim të Ligjit ne prapë nuk jemi kundër”, ka njoftuar SBAShK-u.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nga një cent për cdo litër, gëzojmë 8-të familje”, ky…