Scaloni: Messi është i njëjti, si tek Argjentina ashtu edhe te Barcelona

14 shkurt 2020 | 11:54

I vetmi peng i Lionel Messit në karrierën e tij të mbushur me suksese, rekorde dhe trofe, është padyshim një sukses me Argjentinën, që nuk ka mundur ta arrijë deri më tani.

Gjithmonë ka pasur polemika, ku shpesh ylli i Barçës është akuzuar se te katalanasit vlerat e tij rriten nga ekipi. Lidhur me këto zëra ka folur së fundmi edhe trajneri i Argjentinës, Lionel Scaloni, i cili është shprehur hapur që Messi është i njëjtë si te Barcelona si tek Argjentina.

“Messin e shoh mirë. Në ndeshjen e fundit ndaj Betisit ishte më i miri në fushë, edhe pse nuk shënoi gol. Dhuroi tre asistime dhe ishte gjithnjë i rrezikshëm. E shoh që është komod njësoj, si te Kombëtarja si te Barcelona. Fiksimi i Messit për të fituar me Argjentinën? Nuk ka të bëjë me klasifikimin. Të gjithë duan të fitojnë, sidomos me kombëtaret. Si Messi, edhe ne të gjithë duam të fitojmë”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shell Kosova, njofton të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës…