Scaloni: Messi si Federeri, ta shijojmë sepse vështirë të shohim diçka të tillë përsëri

28 shtator 2022 | 15:21

Pas fitores 3-2 ndaj Xhamajkës, trajneri i Argjentinës, Lionel Scaloni ka folur veçanërisht për Leo Messin.

“Duhet të kënaqesh me Messin, ai është si Federer”, ka thënë Scaloni.

Leo bëri një lojë shumë të bukur, ndërsa shënoi dy gola në sfidën miqësore ndaj Xhamajkës dhe Scaloni e krahasoi me fenomenin zviceran që sapo doli në pension: “E pamë të dilte në pension dhe të gjithë qanim. Kur Leo të dalë në pension, e njëjta gjë do të ndodhë. E vetmja gjë që ka mbetur për Messin është ta shijojmë sepse nuk e di nëse diçka e tillë do të ndodhë përsëri. Unë do të paguaja një biletë, do të blija çdo fanellë që ai ka mbajtur…”, ka deklaruar Scaloni.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Skuadra e Ballkanit e mposhti Malishevën me rezultat 3-2, në…