Schulz tërhiqet nga posti i liderit të partisë

14 shkurt 2018 | 12:57

Lideri i Partisë Socialdemokrate (SPD) të Gjermanisë, Martin Schulz, thotë se menjëherë tërhiqet nga kjo pozitë për të lejuar ripërtirje në këtë parti.

Udhëheqësit e kësaj partie të qendrës së majtë, thanë dje se lider i përkohshëm deri në kongresin e partisë më 22 prill, do të jetë kryetari i qytetit të Hamburgut, Olaf Scholz.

Martin Schulz, 62 vjeçar, u tha gazetarëve se udhëheqja e partisë unanimisht e ka nominuar shefen e grupit parlamentar të kësaj partie, Andrea Nahles, 47-vjeçare, për ta zëvendësuar atë në krye të partisë. Kandidatura e saj duhet të miratohet në mbledhjen e kongresit.

Dorëheqja e Schulzit ishte pritur pasi ai është tërhequr nga plani për t’u bërë ministër i jashtëm i Gjermanisë, në koalicionin e ri qeverisës me konservatorët e kancelares, Angela Merkel.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Holandës, Mark Rutte, me shumicë votash në parlament…