Scott: Është rrugë e gjatë normalizimi i marrëdhënieve Kosovë-Serbi

01 qershor 2018 | 22:23

Ambasadori i SHBA-së në Serbi, Kyle Scott ka thënë se një marrëveshje gjithëpërfshirëse mes Prishtinës e Beogradit mund të vijë këtë vit nëse të dyja palët kanë guxim dhe udhëheqje.

Scott i cili ishte prezent në festivalin e Beogradit “Mirëdita, dobro dan”, teksa përformonte muzika e vjetër shqiptarë tha se mesazhi kryesor i tubimit është harmonia, pajtimi dhe pranimi reciprok i kulturave dhe nuk ka të bëjë asgjë me politikë, transmrton lajmi.net.

“Është mirë të ketë normalizim. Shpresoj se do të hyjmë në fazën përfundimtare të negociatave dhe pajtimit”, ka thënë ai duke shtuar se vendet i pret një rrugë e gjatë.

Ambasadori i SHBA-së thotë se pranimi i njëra tjetrës (Kosovës dhe Serbisë) ka të bëjë me mënyrë e të jetuarit së bashku në paqe e harmoni dhe respekt të ndërsjellë.

Scott e ka quajtur guxim të të dyja shteteve, nëse arrin të hynë në fazën përfundimtare të negociatave për rregullimin e marrëdhënieve mes Prishtinës e Beogradit.

“Mendoj se e kemi mundësinë e shkëlqyer këtë vit që të shkohet drejt marrëveshjes gjithëpërfshirëse dhe normalizimit të raporteve mes Kosovës dhe Serbisë, nëse ekziston liderizmi shtetëror në qeveritë e të dyja shteteve. Duhet guxim dhe liderizëm”, ka thënë Scott për televizionin publik në gjuhën serbe. /Lajmi.net/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica, po qëndron…