Së paku 12 policë të vrarë nga sulmet në Afganistan

17 shtator 2018 | 16:17

Sulmet e talibanëve në dy provinca perëndimore të Afganistanit lanë të vrarë së paku 12 oficerë të policisë, kanë bërë me dije zyrtarët afganë.

Në Farah, anëtari i këshillit provincial, Khair Mohammad Noorzai, ka theksuar se së paku shtatë policë afganë janë vrarë, pasi militantët sulmuan postbllokun e tyre mëngjesin e së hënës.

Në Badgis, ndërkaq, së paku pesë policë, përfshirë një komandant është vranë nga sulmet e talibanëve në disa pika kontrolli, ka thënë anëtari i këshillit lokal, Abdullah Afzali, raporton “Rel”.

Sipas zëdhënësit të guvernatorit të provincës Badgis, rreth 22 talibanë janë vrarë po ashtu gjatë betejës me armë zjarri me forcat afgane.

Talibanët nuk i komentuan ende sulmet.

Forcat afgane të sigurisë janë duke i luftuar talibanët dhe grupet tjera militante që nga tërheqja e shumicës së trupave luftarake të NATO-s në vitin 2014.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lionel Messi për shumë kë është më i miri në…