Së shpejti caktohet data e zgjedhjeve për kryetar të katër komunave në veri

08 nëntor 2022 | 20:27

Presidentja Vjosa Osmani ka pritur sot në takim kryetarin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kreshnik Radoniqi.

Temë qendrore e diskutimit ishte shpallja dhe organizimi i zgjedhjeve të jashtëzakonshme pas dorëheqjes së zyrtarëve të zgjedhur nga katër komunat në veri të vendit si dhe zëvendësimi i deputetëve të dorëhequr.

Në këtë takim, presidentja ka theksuar se janë duke u ndërmarrë hapat e nevojshëm për shpalljen e datës së zgjedhjeve të jashtëzakonshme për kryetar komunave në Mitrovicë të Veriut, Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet e Republikës së Kosovës.

Ajo tha se së shpejti subjektet politike do të ftohen për konsultime përpara se të caktohet data e zgjedhjeve, brenda afatit ligjor.

Presidentja u informua nga Radoniqi se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve posedon kapacitetet e nevojshme për organizimin e zgjedhjeve të jashtëzakonshme për kryetar të katër komunave në veri të vendit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Afaristi Burim Piraj, sot është dënuar për parking në Prishtinë…