Së shpejti do të hapet edhe një fabrikë e re, pritet të punësohen mbi 100 punëtorë

12 shtator 2019 | 22:25

Kandidati për deputet i koalicionit Nisma-AKR-PD, Islam Pacolli, ka bërë me dije se  fabrika e kërpudhave “Ering” në Banullë të Komunës së Lipjanit, e cila është e ndërtuar sipas standardeve evropiane, më pajisje dhe teknologji të avancuar dhe moderne, së shpejti do të fillojë punën me prodhimet vendore të cilësisë të lartë, të cilat kryesisht janë të destinuara për eksport në tregun e Bashkimit Evropian, por edhe më gjerë.

“Hapja e kësaj fabrike, ne të cilën fillimisht do të punësohen mbi njëqind punëtorë drejtpërsëdrejti do të ndikoj në zbutjen e papunësisë dhe në ngritjen e zhvillimit ekonomik të vendit. Urime qytetarë të Kosovës”, ka shkruar në llogarinë e vet në “Facebook”, Islam Pacolli.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi, ka thënë së UÇK-ja…