Së shpejti skadon afati për mosbllokimin e llogarive bankare nga ATK-ja

14 prill 2021 | 11:04

Me qëllim të zbatimit të vendimit nr. 04/60 të Qeverisë së Republikës së Kosovës, datë 27.01.2021, për lehtësimin e ushtrimit të aktivitetit ekonomik të të gjithë tatimpaguesve, si pasojë e gjendjes së vështirësuar ekonomike të krijuar nga pandemia Covid-19, Administrata Tatimore e Kosovës ka njoftuar të gjithë tatimpaguesit që kanë obligime tatimore të pashlyera se mosbllokimi i llogarive bankare të tyre do të jetë i mundur vetëm deri me datë 30.04.2021.

Pas datës 30.04.2021, për të gjithë tatimpaguesit që kanë obligime tatimore të pashlyera, Administrata Tatimore e Kosovës do të zbatojë procedurat e përcaktuara me legjislacionin tatimor në fuqi.

“Të gjithë tatimpaguesve që kanë obligime tatimore të pashlyera, Administrata Tatimore u mundëson që të parashtrojnë kërkesë për lidhjen e marrëveshjes për pagesën me këste të obligimeve tatimore nëse dëshmojnë se kanë vështirësi financiare për t’i përmbushur obligimet për shkak të situatës së pandemisë së shkaktuar si pasojë e Covid-19. Ndërsa, për të gjithë tatimpaguesit, të cilët nuk kanë vështirësi financiare, Administrata Tatimore, inkurajon që sa më shpejt të përmbushin detyrimet tatimore”, ka njoftuar ATK-ja.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ka dështuar të mbahet Komisioni për Mbikëqyrjen e Agjencisë së…