Seanca e Kuvendit për presidentin në orën 17:00

27 prill 2026 | 14:45

Kuvendi i Kosovës do të mbajë sot seancën të jashtëzakonshme për presidentin.

Sipas njoftimit të Kuvendit seanca do të mbahet në orën 17:00.

“Rendi i ditës: 1. Diskutim lidhur me zgjedhjen e Presidentit të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftimin e Kuvendit.

Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu tha se sot do të mbahet seanca.

Afati për zgjedhjen e presidentit sipas aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese është 28 prilli.

Partitë ende nuk kanë arritur ndonjë marrëveshje për çështjen e presidentit.

LV-ja të shtunën ka kërkuar nga PDK-ja dhe LDK-ja të propozojnë tre emra për president që sipas tyre duhet të jenë jopartiak, me kredibilitet e të dëshmuar.

PDK ka refuzuar të propozojë emra, ndërsa LDK ka shprehur gatishmëri për një gjë të tillë duke përmendur edhe Vjosa Osmanin si emër me kushtin që LV-ja ia garanton 66 vota.

Shefja e grupit parlamentar të LV-së, Arbërie Nagavci ka thënë të dielën se nuk kanë marrë propozime konkrete dhe zyrtare nga PDK-ja dhe LDK-ja.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Me të përfunduar sezoni aktual, sulmuesi Harry Kane pritet të…