Seanca e radhës ndaj Thaçit, Veselit, Selimit dhe Krasniqit mbahet më 24 mars

17 mars 2021 | 13:43

Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë kanë njoftuar se më 24 mars, duke filluar nga ora 11:00 do të mbahet konferencë për ecurinë e çështjes ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit dhe të tjerëve.

Seanca do të mbahet ndaj katër ish-udhëheqësve politikë e ushtarakë të UÇK-së, ish-presidentit Hashim Thaçi, ish-kreyparlamentarëve Kadri Veseli e Jakup Krasniqi dhe ish-shefit të grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosjes, Rexhep Selimi.

Aktakuza i bën përgjegjës Thaçin, Veselin, Krasniqin e Selimin për një sërë krimesh që pretendohet se janë kryer gjatë viteve 1998-1999.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i UEFA-s, Aleksander Ceferin ka përjashtuar kategorikisht çdo mundësi…