Seancat e radhës ndaj ish-drejtueseve të UÇK-së mbahen më 18 tetor dhe më 15 dhjetor

14 shtator 2021 | 18:15

Ka përfunduar në Gjykatën Speciale konferenca lidhur me ecurinë e çështjes ndaj ish-drejtuesve të UÇK-së.

Kryetari i trupit gjykues, Nikola Giju, ka bërë me dije se konferenca  e radhës për ecurinë e çështjes ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit do të mbahet më 29 tetor dhe më 15 dhjetor.

Gjatë konferencës se sotme për ecurinë e çështjes ka pasur përplasje të shumta në mes të  mbrojtjes se ish-drejtueseve të UÇK-së dhe Zyrës së Prokurorit të Specializuar (ZPS).

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shkruan: Hisen Berisha Se argati i dakordimit për hapjen e…