Sefaj kërkon që të raportojë pa praninë e medieve për depërtimin e “gulenistëve”

05 dhjetor 11:45

Ish-ministri i Punëve të Brendshme, Flamur Sefaj, do të raportojë para Komisionit hetimor parlamentar në lidhje me deportimin e gjashtë shtetasve turq nga Kosova për në Turqi.

Raporti i tij po bëhet me dyer të mbyllura pasi që siç u tha kjo është bërë me kërkesë të vet Sefajt për shkak të disa “dokumenteve konfidencial”.

“Kërkoj falje që s’kam ardhur me kohë të raportoj por isha me të vërtetë jashtë vendit dhe nuk kam mundur të vij”.

“E krejt diskursi i këtij muhabeti ka nisur prej një publikimi të një dokumenti konfidencial që ka qenë dhe kërkoj që mediet të mos jenë të pranishme, ju kërkoj falje për fjalë bëhet për diçka shumë të ndjeshme dhe konfidenciale”, ka thënë Sefaj.

I ftuar për të raportuar para komisionit për herë të tretë me radhë ishte edhe presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi por që as sot nuk ishte prezent për shkak se ndodhet në ShBA.

Ndryshe, nga ora 13:00 nga komisioni do të intervistohen edhe familjarët e të deportuarve.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një letër e shkruar nga shkencëtari, Albert Einstein, në të…