Sejdiu: Ndaj Prishtinës duam rezultat pozitiv

01 qershor 2020 | 20:53

Trajneri i klubit kuqezi nga Drenica, Gani Sejdiu, të hënën për “Epokën e re” ka thënë se ndeshja që zhvillohet në kryeqytet është e vështirë për klubin nga Skenderaj, por synim është një rezultat pozitiv në mënyrë që në ndeshjen e kthimit të arrihet fitorja dhe kualifikimi në finale të Kupës.

“Lajm i mirë është se po kthehemi për t’i zhvilluar ndeshjet, por do të jetë një problem i madh për faktin se po kthehemi pas një pauze të gjatë. Gjendja fizike e futbollistëve është ajo që më shqetëson më së shumti. Pa dyshim se nuk duhet të harrojmë se kundërshtar kemi një ekip të fortë si është Prishtina. Kundërshtari ka filluar më herët përgatitjet, por ne nuk jemi të dorëzuar. Motivi në klub është i madh që të nxjerrim rezultat pozitiv dhe në ndeshjen e kthimit të dalim fitues dhe ta sigurojmë finalen. Një problem tjetër për klubin tonë është mungesa e sulmuesit kyç Alban Shillova, i cili nuk ka të drejtë loje kundër Prishtinës”, ka thënë Sejdiu për “Epokën e re”. (V.Z / Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryesia e Kuvendit të Kosovës do të mblidhet nesër paradite…