Sejdiu: Nuk ka distancë mes qëndrimit të Kurtit dhe Amerikës për Asociacionin

31 janar 2023 | 23:58

Analisti politik, Dardan Sejdiu, vlerëson se nuk ka distancë të madhe mes qëndrimit të kryeministrit, Albin Kurti dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës lidhur me Asociacionin.

Sejdiu tha se kërkesa e Kurtit për ndryshimin e renditjes së gjërave në raport me Serbinë është e drejt.

“Amerikanët na qartësuan se nuk ka distancë të madhe mes qëndrimit të kryeministrit Kurti dhe ShBA-së, Kurti kur flet për Asociacionin flet për atë që nuk krijon nivel të ri të pushtetit, pak a shumë, nuk e ndryshon Kushtetutën”, tha Sejdiu, në Rubikon në Klan Kosova.

“Dallimi është renditjen e gjërave, që të kemi një dokument që këtë çështjen e Serbisë të mos e trajtojmë pasi mbi një dekadë merremi me dialogun, por lëvizje drejt normalizimit të relacioneve jo për shkak të Kosovës nuk kemi”.

“Serbët e kanë bërë dialogun qëllim në vetvete. Nëse e lexojmë dokumentin franko-gjerman, dokumentin që e ka publiku FES-i dhe ato non-papers kemi me pa një trend që kemi një de-eskalim të termit njohje – në të gjitha këto nuk ka më njohje dhe kjo është kërkesa e Kurtit për ndryshimin e renditjes së gjërave”, u shpreh Sejdiu.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Paris Saint-Germaini ka arritur marrëveshje me Chelsean për huazimin e…