Sejdiu takohet me ish-zëvendëspresidentin amerikan

09 shkurt 2019 | 11:57

Ish-presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu, po merr pjesë në Samitin Botëror 2019 Seoul – Kore Jugore, ku po marrin pjesë mbi 600 personalitete nga vende të ndryshme të botës.

Sejdiu në këtë samit është takuar edhe me ish-zëvendëspresidentin amerikan, Dick Cheney.

“Me ish-nënpresidentin Amerikan z. Dick Cheney në Samitin Botëror 2019 Seoul – Kore Jugore, ku po marrin pjesë mbi 600 personalitete nga vende të ndryshme të botës”, ka shkruar Sejdiu në llogarinë e vet në “Facebook”.

/Epoka e re/

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Akademik Rexhep Qosja me rastin e ndarjes nga jeta të…