Sekretari i Ministrisë së Infrastrukturës mbështet ndërtimin e autostradës së Dukagjinit

19 shkurt 2020 | 15:28

Sekretari i përgjithshëm i Ministrisë së Infrastrukturës, Betim Reçica, i ka dhënë mbështetje ndërtimit të autostradës së Dukagjinit.

Ai ka thënë se kjo autostradë ka rëndësinë e lidhjes së rajonit me korridoret evropiane.

“Nëse ky investim ndahet në segmente, nuk do të ndihej mungesa e investimeve në fusha tjera prioritare, dhe nëse do të menaxhohej mirë, nuk do të kishte efekt negativ në borxhin publik”, ka thënë Reçica në tryezën e organizuar nga KDI-ja me temën “Autostrada e Dukagjinit”.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP) të mëkurën në ceremoninë e…