Sekretari i shkarkuar, Betim Reçica vazhdon të shkojë në punë

27 shkurt 2020 | 22:23

Qeveria Kurti pas shkarkimit të Bordit të Telekomit kishte votuar edhe për shkarkimin e disa Sekretarëve nëpër ministri.

Betim Reçica ishte shkarkuar nga posti i sekretarit në ministrinë e Infrastrukturës dhe Ambientit, kjo pas një vendimi dhe kërkese nga ministri i këtij dikasteri, Lumir Abdixhiku.

Ministri Abdixhiku kishte kërkuar që në vend të Reçicës si Sekretar i ri i ministrisë të caktohet Izedin Bytyqi.

Ish-sekretari Reçica është duke u shkuar çdo ditë në punë në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Ambientit.

Zyra për informim e këtij institucioni nuk ka dashur të jap asnjë informacion se pse është duke shkuar në punë ish sekretari i larguar.

Betim Reçica i ka thënë një portali se është i angazhuar në projektin e zgjerimit të rrugës “Kijevë –Zahaq”. Ai nuk ka qenë i qartë se si ka ndodhur që është involvuar në këtë projekt, në të cilin ka kohë që është duke u punuar, vetëm ka thënë se është i angazhuar në të.

Lidhur me shkarkimin e tij, ai ka thënë se tashmë ka ushtruar edhe ankesë, pasi e vlerëson se ishte i paligjshëm. Madje, nuk deshi as ta quaj shkaktim.

“Detyrën e sekretarit është duke e ushtruar sekretari i emëruar se fundmi me vendimin e qeverise. Ne jemi duke i ushtruar punët dhe detyrat ne kuadër të njësisë zbatuese Kijevë -Zahaq. Ankese kemi ushtruar ndaj vendimit të Qeverise si të pabazuar dhe i nxjerre në kundërshtim me Kushtetutën dhe Ligjin për Shërbyesit Civil. Ankesa sipas ligjit ne momentin qe ushtrohet ka karakter vezullues”, ka thënë Reçica.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zëvendëskryeministri i LVV-së, Haki Abazi, ka thënë se shteti dhe…