Sekretari i OKB-së: Tregoni durim

14 prill 2018 | 19:21

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres në mbledhjen urgjente të Këshillit të Sigurimit u ka bërë thirrje të gjitha shteteve të “tregojnë durim në këto situatë të rrezikshme dhe të mënjanojnë ndonjë akt që mund të përshkallëzojë apo përkeqësojë vuajtjen e popullit sirian”.

Me këtë rast ai i është referuar situatës pas sulmeve të Shteteve të Bashkuara, Britanisë dhe Francës në tri baza qeveritare të Sirisë.

Ai ka thënë se hetuesit ndërkombëtarë kanë qenë në Siri dhe janë të gatshëm për të vizituar vendin e sulmit të dyshuar me armë kimike në Duma.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Prishtina ka fituar ngushtë ndaj Besës në kuadër të xhiros…