Sektori i industrisë përpunuese shënon rritje 8.75%

18 dhjetor 2018 | 20:29

Në tremujorin e tretë të vitit 2018, krahasuar me tremujorin e dytë të po këtij viti, ka pasur rritje te sektori i industrisë përpunuese (C) për 8.75% dhe sektori industrisë nxjerrëse (B) 0.71%, ka bërë të ditur Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK).

Në Anketën e Statistikave Afatshkurtra të Industrisë thuhet se “rënie kishte te sektori i furnizimit me ujë, veprimtaritë e menaxhimit dhe trajtimit të mbeturinave (E) për 11.24% dhe sektori i furnizimit me rrymë, gaz, avull dhe ajër të kondicionuar (D) për 5.48%”.

Ndërkaq, krahasuar TM3 2018 me tremujorin e njëjtë të vitit paraprak ka pasur rënie në sektorin e furnizimit me ujë, veprimtaritë e menaxhimit dhe trajtimit të mbeturinave (E) për 9.75%, sektorin e furnizimit me rrymë, gaz, avull dhe ajër të kondicionuar (D) për 4.30%, sektorin e industrisë nxjerrëse (B) për 3.46% dhe sektorin e industrisë përpunuese (C) me -1.17%.

Ndryshe, anketa paraqet ecurinë në industri: B – Nxjerrëse, C – Përpunuese, D – Furnizimi me rrymë, gaz, avull dhe ajër të kondicionuar dhe E – Furnizimi me ujë, veprimtaritë e menaxhimit dhe trajtimit të mbeturinave, në periudha tremujore, nëpërmjet të cilave kuptohet zhvillimi i ciklit në industri.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, ka pritur në takim një…