Sekuestrohen pesë armë në rajonin e Prishtinës

02 tetor 2023 | 22:21

Drejtoria Rajonale e Policisë në Prishtinë po ndërmerr të gjitha masat e nevojshme policore për të siguruar rendin dhe qetësinë publike në rajonin e Prishtinës.

Në kuadër të veprimeve operative që po kryen policia me qëllim parandalimin dhe zbulimin e veprave kriminale, gjatë fundjavës nga zyrtarët e stacionit policor Jugu, Veriu në Prishtinë dhe të stacionit të Podujevës, në katër raste të ndara, janë arrestuar 6 persona të dyshuar për përdorim të armës dhe armëmbajtje pa leje, të cilëve u janë gjetur dhe sekuestruar pesë armë.

Pesë nga personat e dyshuar, prej tyre dy të mitur me vendim të prokurorit janë dërguar në qendër të mbajtjes, ndërkohë që ndaj tyre kanë nisë procedurat për veprat e sipërshënuara.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur në takim ambasadorin…