Selimi: Çka keni për të thënë sot ju 82 deputetët që e votuat Specialen

13 janar 2019 | 15:13

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi, përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”, ka reaguar në lidhje me Gjykatën Speciale.

Ai ka shtruar këtë pyetje: Çka keni për të thënë sot ju 82 deputetët që e votuat Specialen më 3 gusht 2015? “p.s. Sami e Rem – dalshi e ardhshi faqebardhë!”, ka shkruar deputeti Rexhep Selimi.

Sot për në Hagë kanë udhëtuar Sami Lushtaku e Rrustem Mustafa, të cilët merren në pyetje nga Gjykata Speciale.

/Epoka e re/

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kapiteni i Bayern Munchen, Manuel Neuer, ka thënë se Pep…