Selimi: Gjuriq duhej të dilte para prokurorit dhe gjykatësi të merrte vendimin për dëbim

05 prill 2018 | 18:46

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi, ka thënë se është ndjerë krenar me Policinë e Kosovës, në rastin e arrestimit të Marko Gjuriq.

“Nuk jam tifoz i manifestimeve siç ndodhi në rrugën “Luan Haradinaj”. Por nëse do të donim të manifestonim fuqi shtetërore, jo duke u tërhequr në Prishtinë, duhej ta manifestonim fuqinë tonë pasi duhej të ishte në duart e institucioneve. Do të doja ta shihja një fotografi tjetër. Gjuriqin para prokurorit nuk e pamë kurrëVendimin për deportimin e Gjuriq do të duhej ta merrte gjykatësi. Nëse shteti do të donte të manifestonte,  vendimin për të do duhej ta merrte gjykatësin”,  ka thënë Selimi.

Selimi ka thënë në “Info Magazine” se mbi Gjuriqin atë ditë rëndonin shumë akuza, si kalim ilegal i kufirit, thirrje për dhunë e urrejtje dhe në fund u lirua.

“Policia nuk ka arrestuar kriminel jo pse nuk kanë pasur fuqi, por nuk kanë pasur urdhër. Atë ditë bënë mirë që e arrestuan Gjuriqin, gjë të cilën e kemi kërkuar në vazhdimësi. Zyrtarët serbë kanë dhunuar rendin kushtetues të Kosovës dhe atë ditë u bë mirë. Ai u mbajt vetëm pesë minuta dhe kjo është e papranueshme”, ka thënë ai.

Ai ka theksuar se Lista Serbe me daljen nga qeveria, manifestoi fuqinë e saj, duke treguar sipas tij se Qeveria e Kosovës nuk mund të qëndrojë pa ta.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Për themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe janë…