Selimi komenton udhëzimin e qeverisë për zgjedhjet në veri: Kjo qeveri nuk bën asgjë

07 shtator 2023 | 12:13

Ish-kryediplomati i Kosovës, Petrit Selimi e ka quajtur të ndërlikuar udhëzimin e propozuar nga qeveria për mbajtjen e zgjedhjeve në veri.

Selimi ka thënë se kjo nuk është rruga më e shpejtë për përmbushjen e kërkesave të BE-së dhe ShBA-së.

“Kjo nuk është rruga më e shpejtë për të përmbushur kushtet e BE-së dhe ShBA-së. Nëse dërgohet në Gjykatën Kushtetuese ose në Komisionin e Venecias, do të shkaktojë debat për disa muaj dhe jo veprim. Do të refleketojë më së miri atë që kjo qeveri e bën: Nuk vendos, nuk koordinohet, nuk bën asgjë”, ka shkruar Selimi në “Twitter”.

Po ashtu, Selimi ka thënë se nuk beson që brenda mandatit të kryeministrit Albin Kurtit, apo presidentit amerikan, Joe Biden do të ketë lëvizje në dialogun Kosovë-Serbi.

“Gjë që më bën të mos besoj që brenda mandatit që i ka mbetur Kurtit apo edhe presidentit Biden, do të shohim ndonjë zgjidhje apo lëvizje të vërtetë në dialogun Kosovë-Serbi. Çdo hap i ndërmarrë nga tandemi Kurti-Vuçiq është bërë për të ndezur, vonuar dhe për të ndalur procesin e vjetër të Brukselit”, ka thënë Selimi.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kombëtarja shqiptare e futbollit e vazhdon sot kampanjën kualifikuese të…