Selimi: Nuk do të ishte befasi nëse Drita shpallet kampion

28 qershor 2020 | 23:35

Kampionati i futbollit në Kosovë po vazhdon të shkon drejtë, kurse skuadra e Dritës është në pozitën e parë. Rrjedhën e kampionatit e ka komentuar ish-trajneri i disa skuadrave kosovare, Musa Selimi.

“Kemi një kampionat interesant, fatkeqësisht po luhet pa tifozë dhe ky është një hendikep i madh”, ka thënë fillimisht Selimi në RTK.

“Është një kampionat interesant me shumë klube të organizuara mirë pavarësisht pandemisë. Kemi një grup të ekipeve që pretendojnë pozitën e parë”.

“Drita si lidere në tabelë po bën hapa të mëdhenj falë gabimeve të kundërshtarët direkt dhe shton presionin ndaj tyre me fitoren e sotme, sepse kundërshtarët e gjilanasve iu duhet fitorja nesër”.

“Prishtina, Ballkani dhe Gjilani janë ekipe me potencial të madh, mirëpo Drita ka dëshmuar se ka ekip cilësor me futbollist të njohur dhe nuk do të ishte befasi të shpallej kampion, por gjithsesi presim ndeshjet direkte”, ka deklaruar Selimi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një tërmet 5.3 ballë rihter tronditi ishullin grek, Rodos, mbrëmjen…