Selimi: S’ka aleatë të Kurtit që kujton se sesioni dje në OKB ka qenë sukses

09 shkurt 2024 | 15:13

Ish-ministri i Punëve të Jashtme, Petrit Selimi, ka komentuar mbledhjen e djeshme të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, ku u përballën kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe president i Serbisë, Aleksandër Vuçiq.

Sipas Selimit, asnjë aleatë i Kosovës nuk kujton që sesioni i djeshëm i KS të OKB-së ka qenë sukses për Kosovën.

“Nuk ka mik apo aleatë të Kosovës e as mik e aleat të sinqertë të Kurtit, që kujton se sesioni dje në OKB ka qenë sukses. Është krejtësisht kundër interesave fundamentale nacionale me pru situatën kur Kosova diskutohet me Rusinë në OKB. Mosokoordinimi me aleatë ishte eklatant dje”, ka shkruar Selimi në “X”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Disa organizata për të drejtat e njeriut i janë drejtuar…