Selmanaj kritikon Kurtin: Ja ku e solli Kosovën ky njeri

10 shkurt 2024 | 11:53

Deputeti i LDK-së, Driton Selmanaj, ka kritikuar kryeministrin e vendit, Albin Kurti, duke thënë se ka shkuar në ShBA, por gjithçka është reduktuar në pjesëmarrjen në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit.

“Albin Kurti, shkon në ShBA por gjithçka reduktohet në pjesëmarrjen e tij në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit, që reference nismëtare e këtyre takimeve është Rezoluta 1244”.

“Indikative është fakti se Albin Kurti nuk e realizoj asnjë takim të vetëm me institucionet e ShBA-ve, shtetit që ka merita kryesore në lirinë, pavarësinë dhe konsolidimin e shtetit tonë”, ka shkruar Selmanaj në “Facebook”.

Ai ka theksuar se po ashtu javën tjetër Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken, vjen në vizitë zyrtare në Shqipëri, por jo edhe në Kosovë.

“Nga BE, që 228 ditë jemi nën sanksione.
Nga SHBA, në vazhdimësi po marrim kritika për sjellje dhe veprime të njëanshme. Ja ku e solli Kosovën ky njeri!!”, ka shkruar Selmanaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Imagjinoni një qytet ku kultura e gjallë, historia e pasur…