Selmanaj: Nuk jam prej personave që ndërroj qëndrim

04 prill 2021 | 17:38

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Driton Selmanaj, ka thënë se nuk ka ndërruar qëndrim lidhur me pjesëmarrjen në votimin për presidentin.

Duke shkuar në sallën kryesore të Kuvendit ku pritet të bëhet tentimi i dytë për ta zgjedhur Vjosa Osmanin presidente, Selmanaj ka konfirmuar se nuk do të marrë pjesë në votim.

“Nuk jam prej personave që ndërroj qëndrim”, ka thënë Selmanaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shefja e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, ka…