Selmanaj: Osmani është instrument politik i Kurtit, iniciativa për të takuar opozitën e vonshme

12 dhjetor 2023 | 12:09

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Driton Selmanaj, ka komentuar paralajmërimin e presidentes Vjosa Osmani për thirrjen e partive politike në një takim, për të diskutuar çështjen e draftit të Asociacionit.

Ai ka thënë se kjo iniciativë shumë e vonshme e presidentes Osmani.

“Ky është verim të cilin besoj e ka kërkuar kryeministri Kurti, kur e din që ai vetë më nuk është faktor unifikues dhe as që mund ta ftojë dikë për të diskutuar, atëherë e shfrytëzon presidenten si instrument. Unë mendoj se është thirrje e vonshme, shumë e vonshme. Ky draft do të duhej të diskutohej shumë para marrëveshjes se Ohrit”, ka thënë ai.

Selmanaj ka vlerësuar se një takim i tillë është dashur të mbahet shumë më herët.

“Gjithçka do të duhej të ishte më transparente, gjithçka do të duhej të ishte në diskutim të brendshme me partitë politike opozitare. Por, jo ti të merresh vesh për gjithçka dhe në fund t`i thërrasësh të tjerët për konsensus. Mendoj se nuk duhet të këtë konsensus për punë të këqija për Kosovën, nuk duhet të këtë konsensus për shkatërrim të sistemit kushtetues të Kosovës, nuk duhet të këtë konsensus për shkatërrim të shtetit të Kosovës. Këtë e kam bindje”, ka deklaruar ai për “Nacionalen”.

Deputeti i LDK-së ka kritikuar ashpër presidenten Vjosa Osmani.

Sipas tij, ajo është bërë instrument politik i kryeministrit Kurti.

“Spektatore. Jo vetëm në procesin e dialogut, por në çdo proces të rëndësishëm në Kosovë presidentja e vendit ka qenë një spektatore ose një instrument politik i kryeministri Kurti. Sa herë i është dashtë ati, fatkeqësisht presidentja i është venë në shërbim të kryeministrit. E kemi parë rastin me dialogun, e kemi parë rastin edhe me kryeprokurorin e shtetit”, është shprehur Selmanaj.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Petrit Malaj ka pak më tepër se një muaj prej…