Selmani: Të arriturat e mia në politikë janë falë mbështetjes së Presidentit të AKR-së, Behgjet Pacollit

21 tetor 2018 | 09:56

Zyrtarja e lartë e AKR-së dhe ish-deputetja në legjislaturat e kaluara të Kuvendit të Kosovës, Myzejene Selmani përmes rrjetit social “Facebook”, ka falënderuar kryetarin e partisë së saj, Behgjet Pacollin për besimin dhe përkrahjen që i ka dhënë, duke e emëruar këshilltare të ministrit në dikasterin kryesor të kësaj qeverie.

Ja postimi i plotë i saj:

Ndjehem shumë krenare dhe e nderuar që edhe në këtë mandat qeverisës vazhdoj të jem pjësë e institucioneve të Republikës së Kosovës, veqmas tani kur shtetin po e bëjmë edhe me ushtri e liberalizim te vizave. Të arriturat e mija në politikë dhe në pergaditjen profesionale gjithsesi janë edhe rezultat i mbështetjes së madhe qe kam pasur në vazhdimësi nga Presidenti i AKR-s, Behgjet Pacolli me të cilin po ecim në këtë rrugë plot sfida të ndërtimit e forcimit të shtetit.

Qytetari e vlerëson më së miri rrugëtimin dhe kontributin e tonë nëpër kohë. Ishte moment emocionues zgjedhja e tij President vendi, ishte situatë prekëse kur arritëm në krye të shtetit me planin më ambicioz te zhvillimit por ja që dikujt i pengoi ai projekt.

Beteja për shtetin e së drejtës vazhdon prandaj ndjehem e nderuar dhe plot përgjegjësi para qytetarëve me rikonfirmimin e sërishëm të besimit në pozitën e këshilltares politike të Ministrit të Brendshëm, Ekrem Mustafa edhe pas ndryshimeve te fundit. Besimin e dhënë po e arsyetojmë me punë dhe pa hezitim pë t’ia dal sukseshëm.

Profesionalizmi nuk na mungon, përkushtimi dhe guximi për sigurinë, shtetin ligjor në mbrojtje të vlerave njerëzore demokratike!

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Barcelona ka arritur të marrë, një fitore bindëse përballë skuadrës…