SEPARATIZMI DHE IRREDENTIZMI SHQIPTAR NË KOSOVË PAS VITIT 1981

23 gusht 15:57

Ismet Sylejmani

Propaganda e regjimit të Jugosllavisë titiste dhe e Republikës së Serbisë në kuadër të federatës jugosllave, kundër popullit shqiptar të Kosovës, ishte e pamëshirshme, ishte tmerrësisht e koordinuar dhe funksiononte në unison të plotë jo vetëm me çdo republikë brenda dinosaurit të quajtur Jugosllavi, por edhe kishte arritur të vënte në funksion të kësaj plateforme fatkeqe një numër të madh të të gjitha shtresave në Kosovë, e veçanërisht ata që ishin duke punuar në aparatin shtetërorë, dhe fusha të ndryshme të këtij aparati të regjimit, që kontrollohej me imtësi të mëdha nga UDB-a famëkeqe!

TV Prishtina, Radio Prishtina dhe radiot e qyteteve kryesore të Kosovës, gazetat ditore dhe javore e mujore të të rriturve por edhe emisionet televizive e revistat e të vegjëlve në Kosovë, gjëmonin nga propaganda jugosllavo-serbe kundër separatistëve dhe irredentistëve shqiptarë e kundër Shqipërisë!

Ajo teori dhe praktikë, ai kazan i madh antishqiptarë që vlonte me temperatura të larta dhe ziente e gjëmonte pandërprerë kundër bijave e bijëve të popullit, Atdheut e Kombit tonë, që luftonin me heroizëm të pashembullt kundër një sistemi të tërë të Jugosllavisë titistë dhe kundër Serbisë së carëve e krajlëve, ishte shumë i përfshirë edhe kontigjenti i madh i tradhëtarëve dhe sherbëtorëve shqiptar të të gjitha moshave dhe po thuaj në të gjitha nivelet e aparatit shtetërorë shtypës e shfrytëzues antishqiptarë!

Kryeredaktorët, redaktorët, drejtorët, gjyqtarët, prokurorët, gazetarët, spikerët e tv-ve dhe të radiove, por edhe shumë profesorë të Univeristetit të Prishtinës e shkollash të niveleve të ndryshme, ishin vënë me mish e me shpirtë, me tërë potencialin e tyre në shërbim të aparatit të propagandës jugosllavo-serbe kundër luftës për liri, çlirim e pavarësi të Kosovës që zhvillonin Grupe e Organizata të ndryshme ilegale liridashëse , në mesin e të cilave Lëvizja Popullore për Republikën e Kosovës -LPRK ishte më e forta dhe më masivja!

As pas shembjes së Jugosllavisë titiste në mënyrë të përgjakshme ashtu sikur e dijmë të gjithë se si ndodhi, as pas largimit të Serbisë pushtuese dhe kapitullimit të sajë në luftën e armatosur kundër Kosovës, ai kontigjent i madh shqiptarësh, shërbëtorë besnik, të mëdhenj e të vegjël, të vijës jugosllave dhe serbe në Kosovë e vise, kurrë as bashkarisht e as individualisht nuk u penduan dhe nuk kërkuan falje ndaj askujt, për gjithëçka që kishin bërë!…

Pas luftës së armatosur çlirimtare të UÇK-së, nuk u krijua një gjykatë ku të denontë të gjithë ata që kishin bërë atë që nuk i duhej berë lëvizjes politiko-patriotike ilegale atdhetare, e as udhëheqësve e anëtarëve të saj, por as familjeve të tyre e edhe farefisit!

Përfaqesuesit politiko-ushtarak të Kosovës së lirë e të pavarur të pas përfundimit të luftës së UÇK-së, nuk e inicuan krijimin e këtij gjyqi, ku do të duhej qe edhe simbolikisht të lidheshin për shtylle të turpit, secili që ka bërë kontributin e tij në shërbim të sistemit jugosllavo-serb e në dëm të luftës për liri, çlirim e pavarësi nga rregjimi gjakatar titist!

Nuk u krijua një Gjykatë për të tilla dukuri, dhe nuk e bë e mundur të bëhej gjyqi kundër shërbëtorëve me vetëdije dhe vullnetar të rregjimit antishqiptar titisto-millosheviqian, dhe mendoj se ishte gabim që kurrë nuk do të falet nga historia dhe do të na mallkojnë të gjithë ata burra e gra, ato ngjarje e procese të mëdha të montuara gjyqi pushtuesish e tradhëtarësh!

Nuk u denua askush nga ajo armatë e tërë që villnin vrerë e helme, kundër separatistëve dhe irredentistëve shqiptar në Kosovë pas vitit 1981!

P.S: për gjeneratat e reja, çka ishte separatizmi dhe irredentizmi

SEPARATIST
Përkrahës i separatizmit ose pjesëmarrës në një lëvizje separatiste.
Që ka të bëjë me separatistët e me separatizmin; që kërkon shkëputjen nga një tërësi a bashkësi e organizuar politike, ekonomike etj., që përkrah separatizmin.
Lëvizje separatiste. Prirje (qëllime) separatiste. Kryengritësit separatistë.

IRREDENTIST
Kuptimi i fjalës irredentizëm
irredentíz/ëm,-mi emër i gjinisë mashkullore;
1. term në histori; lëvizje politike e nacionalistëve italianë përpara dhe gjatë Luftës së Parë Botërore, që kërkonte tokat me popullsi italiane të pushtuara nga Austro-Hungaria.
2. i ligjërimit libror; lëvizje politike për bashkimin e tokave të pushtuara nga një shtet tjetër me Atdheun.

Prishtinë, 22 Gusht 2021

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministria e Shëndetësisë i ka dërguar një letër Komisionit Qendror…