KQZ-së i kërkohet t’i ndërrojë 30 qendra për zgjedhje ku po zhvillohet vaksinimi

23 gusht 2021 | 15:52

Ministria e Shëndetësisë i ka dërguar një letër Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) në të cilën janë listuar 30 qendra ku po zhvillohet vaksinimi i qytetarëve kundër Covid-19, e që më parë janë shfrytëzuar si Qendra të vendvotimit për zgjedhje.

Në mbledhjen e sotme të KQZ-së, kryeshefi i sekretariatit Burim Ahmetaj ka thënë se Ministria e Shëndetësisë ka kërkuar nga KQZ-ja që për organizmin e zgjedhjeve të gjenden lokacione të tjera, pasi që procesi i vaksinimit është jetik për imunizimin e popullsisë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ajo është një ndër reperet më të preferuara për publikun…