Serbët e krahasojnë Vuçiqin me Hitlerin

04 dhjetor 2023 | 08:13

Ulja e përkrahjes së Aleksandar Vuçiqit vërehet dukshëm në Serbi. Kjo tregon më së miri nëpërmjet anketave, rezultatet e të cilave janë jo të mira për presidentin serb.

Që nga sulmi në Banjskë të veriut të Kosovës, kjo përkrahje ka rënie edhe më të madhe, përfshirë këtu edhe skandalet e ndryshme që po publikohen nëpër mediat serbe e ato ndërkombëtare për qeverinë dhe epokën e Vuciqit.

Së fundmi zhgënjimi ndaj presidentit serb po shfaqet edhe nga qytetarët e Serbisë edhe nëpër faqe të ndryshme.

Ky zhgënjim vërehet më së shumti në platformën e njohur X. Kështu një serb i quajtur Milorad Terziq e ka krahasuar presidentin e tij me Adolf Hitlerin.

Ai ka shkëputur një fjalim të Vuciqit i cili çuditërisht duket identik me Hitlerin.

Mimikat, gjestet dhe toni i fjalimit janë të njëjta. “Një popull, një perandori, një udhëheqës…”, ka shkruar ky serb në përshkrimin e videos.

Krahasim të njëjtë i ka bërë edhe një kompozitor e artist muzikor në Serbi, Zvonimir Tot.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zorana Mihajloviq, themeluese e lëvizjes “Gjithmonë për Serbinë”, ish-ministre e…