Serbët ironizojnë me nënkryetarin e Listës Serbe, grumbullojnë ndihma për Igor Simiqin

13 janar 2023 | 08:11

Pas protestës së një grupi qytetarësh dhe aktivistësh politikë fundjavën e kaluar në Mitrovicë veriore, gjatë së cilës publikisht u fol për funksionet dhe të ardhurat e nënkryetarit të Listës Serbe, Igor Simiq, e më pas shpjegimi i tij përmes rrjeteve sociale në të cilin ai mohon akuzat me dokumentet që i ka bashkangjitur – ka reaguar një aktivist tjetër politik në Mitrovicën, por për shpjegimet e Simiqit.

Lideri i Iniciativës Qytetare “Mbijetesa e serbëve”, Aleksandar Arsenijeviq, sipas “Kossev”, organizoi sot një aksion  simbolik në qendër të qytetit – duke vendosur një kuti ku shkruhej “Aksioni humanitar për Igorin”.

“Organizuam një aksion humanitar për zotin Igor Simiq pas klithjes dhe deklaratës së tij në Facebook që u raportua nga media të caktuara, përkatësisht se ai nuk punon më as në institucionet e Kosovës, se ka vetëm dy rroga”, tha Arsenijeviq, transmeton Telegrafi.

Ai shton se vetë Igori e dinte që certifikatat që kishte nxjerrë nuk ishin të vlefshme.

“Për shkak se ai punon në punë të përkohshme, dhe si i tillë ai tha në deklaratën e tij se lista Serbe dhe ai e ushqejmë këtë popull (…) Ky popull është gjithmonë këtu për të shprehur humanizmin e tij ndaj secilit prej qytetarëve të tij, dhe për rrjedhojë këtë kontribut vullnetar, njerëzit dhurojnë, për ta ndihmuar atë dhe të tjerët që mendojnë si ai, liderët e Listës Serbe, që ta mbijetojnë këtë periudhë të vështirë financiare për ta”, tha Arsenijeviq.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Për gati 400 vite, Perandoria Osmane dominoi Evropën Juglindore, Turqinë,…