Serbët në veri s’mund t’i tërheqin pagat nga llogaria, thonë se mungon dinari

06 mars 2024 | 14:36

Rreth 200 punonjës serbë në veri të Mitrovicës, në llogarit bankare u kanë dalë rrogat me valutën e dinarit, por që nuk kanë mundur t’i tërheqin mjetet për shkak se thonë që mungon kjo valutë.

Sllagjana Millekonviq, ka qenë duke pritur në rend para kursimores së postës, e cila ka deklaruar se vendimi i Bankës Qendrore të Kosovës e ka nervozuar atë, pasi që sipas saj, ky vendim po ua vështirëson jetën atyre.

“Po na e vështirëson jetën, nuk po mund të tërheqim rrogën. Jo të gjithë mund të shkojnë në Serbi të marrin rrogën. Ka të moshuar dhe të sëmurë”, tha Millenkoviq.

Tutje, ajo ka theksuar se: Një herë kanë arritur në sportel të tërheq 10 mijë dollarë, por edhe kjo është kufizuar.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti slloven në Parlamentin Evropian, Matjazh Nemec, është emëruar si…